BOTA

Tërmet në provincën e Firences/ Njerëzit dalin në rrugë, mbyllen shkollat


Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:10 në Firence të Italisë. Sipas mediave  vendase, epiqendra ka qenë 3 kilometra në jug-perëndim të komunës së Marradi, në Mugello.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lëkundjet janë ndjerë në Firence, por edhe në të gjithë rajonin dhe në Emilia-Romagna dhe Marche. Mediat  nuk raportojnë për dëme materiale apo njerëz të lënduar, por qindra qytetarë kanë dalë rrugë pas tërmetit dhe Mbrojtja Civile po bën verifikimet në terren

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ka shumë shqetësim, shumë njerëz në rrugë, por nuk raportohet për dëme të veçanta”, pohoi për Rainews24 kryebashkiaku i Marradit, Tommaso Triberti.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Nuk ka dëme të konsiderueshme, ka pasur shumë frikë, me njerëz në rrugë. Kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të veçanta”, ka thënë kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio për Sky Tg24.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në Marradi shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura. Presidenti i Rajonit Eugenio Giani shkroi në rrjetet sociale se: “Për momentin nuk ka situata veçanërisht kritike. Kontrollet në ndërtesa dhe struktura do të vazhdojnë”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button