Kodet e aplikacionit “SKY” në duart e SPAK, Karamuco: Nga bisedat e Martinajt mund të zbulohet lista e pagesës me policinë e politikanët
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco ka reaguar në lidhje me lajmin, ku u tha se një i afërm i familjes së Ervis Martinajt është paraqitur në SPAK dhe ka dorëzuar disa kode që përdorte i shumëkërkuari në aplikacionin “SKY”.
Karamuco thotë se aplikacioni “SKY ECC” është mbyllur në mars të 2021, ndërsa Martinaj është zhdukur në gusht të 2022, që do të thotë se ka pak gjasa që të zbulojnë misterin për zhdukjen e tij.
Mirëpo sipas tij, nësë bidedat e këtij aplikacioni hetohen me seriozitet nga SPAK mund të zbulohet lista e pagesës së Martinajt me policinë dhe politikanët.
“Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan Karamuco në postimin e tij