KRONIKË

Objekti i paidentifikuar në Roskovec? Fotografi nxjerr pamjet: Fëmija që e pa, 6 muaj i traumatizuar (Video)


Fotografi Alim Çepele tregoi në emisionin Review në Euronews Albania momentin kur kishte fotografuar gjurmët e një objekti të paidentifikuar që pretendohet se ishte ulur në Roskovec në vitin 2006.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Çepele u shpreh se objekti ishte ulur duke perënduar dielli, në një shesh ku pak minuta se objekti të ulej ishin duke luajtur disa fëmijë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njëri nga fëmijët, që e kishte parë objektin, i kishte rrëfyer fotografit se objekti kishte ngjyrë gri me vijë blu, në formë piramide dhe i rrumbullakët nga poshtë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Në atë vend ku ndodhi fenomeni loznin disa fëmijë, ishin fshehur në disa vende, një prej tyre ishte fshehur poshtë një karroce në anë të rrugës dhe fëmijë siç më tregoi, fillimisht u bë një erë dhe një pluhur edhe pse koha ishte shumë e qartë, u bë re dhe një erë e fuqishme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në këtë moment e kam parë vetëm një fragment se ulja ka ndodhur shumë shpejt, më tregoi fëmija. Kur u ul nuk të lejonte objekti se rrotullohej në vetvete dhe krijonte mjegull. Ka qenë ngjyrë gri dhe vijë blu, në formë pir amide, i rrumbullakët poshtë, lëshonte flakë nga poshtë, kam qenë shumë i frikësuar se e kam pasur shumë pranë objektit.

Fëmija ka qenë 11 vjeç, e vonova publikimin e fotos pasi para 18 vjetësh përgojoheshe për këto gjëra. Siç më ka treguar e ëma, fëmija ka qenë 6 muaj i traumatizuar, nuk flinte, nuk dilte nga shtëpia. Fëmija sot më kanë thënë që është jashtë, por nuk pranon të flasë më për atë ngjarje”, tregoi fotografi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button