Temperatura vere, ja si pritet të jetë moti sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vehte jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.
Në këtë mënyrë moti për sot parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut.