KRONIKË

Reagimi i Ballës nga Trauma: Autori i plagosjes të dorëzohet ndryshe ka pasoja


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Spitalin e Traumës për të vizituar policin e plagosur pak orë më parë në zonën e Porcelanit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balla apeloi autorin e plagosjes të dorëzohet pasi do të ketë pasoja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu Balla u shpreh se ky guxim për të gjuajtur me armë efektivët e policisë së shtetit do të marrë fund shumë shpejt.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Taulant Balla: “Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të gjuajtur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marri përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë, ndryshe do të ketë pasoja”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Efektivi Edlir Alleshi u plagos gjatë ndjekjes së një personi të armatosur në zonën e Porcelanit. Ai u dërgua menjëherë tek Trauma, ku është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button