KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT / Tmerrohen banorët ndërsa ishin në gjumë, marrin arratinë nga shtëpitë. Flakët përpijnë katin e 10-të një pallati.

Durrës – Një tjetër kat i lartë pallati të ri është përfshirë nga flakët, këtë radhë në qendër të Durrësit, duke vënë banorët në panik që morën arratinë nga shtëpitë në mes të natës.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit raporton noa.al.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në rrethana të paqarta, ra zjarr në katin e 10 të një pallati të ri.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët. Familje të tëra kanë dalë jashtë shtëpive në prag mesnate ndërsa pjesa më e madhe ishin në gjumë.

Policia tha se nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaut të rënies së zjarrit, raporton noa.al.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button