KRONIKË

Tiranë/ 2 efektivë policie gjejnë një pistoletë “TT” në makinën e shërbimit, poshtë sediljes

Dy efektivë policie të Komisariatit nr.1 në Tiranë kanë gjetur një pistoletë të tipit “TT” në makinën e tyre të shërbimit.

Sipas informacioneve, një efektive e patrullës duke kërkuar për një send personal, në sediljen e pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur dhe brenda saj pistoletën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“TT”-ja është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë dhe shenja gishtash dhe burime bëjnë me dije se dyshohet që arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është gjithashtu në hetim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"


Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button