Tullumbacja me drogë në lokalet e Tiranës, Balla: Do e sjellim ligjin në Kuvend për ta klasifikuar oksidin e azotit në lëndë të palejuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij gjatë seancës plenare u ndal te operacioni “Tempulli” që çoi në shkatërrimin e 23 grupeve kriminale që shpërndanin drogë në shkolla dhe lokale. Balla u shpreh se duhet të bëhemi të gjithë në luftën kundër drogës.
Sakaq ministri u ndal edhe te tullumbacja me drogë që shitet lirshëm nëpër lokalet e Tiranës. Balla tha se do sjellin së shpejtinë Kuvend ligjin për ta klasifikuar oksidin e azotit në lëndë të palejuar.
Balla: Dua të informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti Gjekmarkaj se prej ditës së parë në detyre i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët.
As rast në fjalë i nderuar deputet nuk po tolerohet. Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën.
Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.
Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. I rrezikohet të rinjve një e ardhme e mirë