Projekti “Gjanica 2”/ Transformimi i urës me pasarela ne Fier (FOTO)
Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica që do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit ka përmbyllur realizimin e një tjetër projekti të rëndësishëm.
Prej disa ditesh ka perfunduar ndertimi i ish-ures me pasarela, tashme ne nje dimension tjeter dhe me te gjitha parametrat e nevojshem dhe me nje rendesi te vecante per permiresimin e qarkullimit te kembesoreve dhe automjeteve.
E ndërtuar disa dekada më parë ‘’Ura e Varur’’ ose ‘’Ura me Pasarela’’ lidhte dy ‘’Shkollat e Lira Ushtarake’’ të dikurshme në vendin e quajtur ‘’Fildanishtja’’. Çdokush që ka kaluar fëmijërinë në vitet 80’ i mban mend mirë lëkundjet e saj, kur në fëmijërinë dhe rininë e hershme ishin një nga argëtimet tona të kohës.
Shenim: “Ura me Pasarela” nuk ekzistonte me prej vitesh, pasi ne fillim te viteve 2000, u ndertua nje ure me derrasa nga ushtria e cila eshte ne fotot e meposhtme.