MOTITË NDRYSHME

E shtuna me mot me diell, të dielën reshje shiu

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Era do të fryje me shpejtësi mesatare 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë. Vihet re një rënie e ndjeshme në fushën termike në mesditë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button