KRONIKË

Gjenden 250 mijë euro të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia me medikamente! Arrestohet shoferi


Një sasi prej 250 mijë eurosh të padeklaruara dhe medikamente janë gjetur në një furgon në portin e Durrësit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 4″, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Muhamet Hoxha 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi” informoi sot Policia.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button