KRONIKËRAJONI

Shqiptari “burgosi” për 2 vjet gruan dhe fëmijën e tyre, e reja dhunohej sistematikisht nga burri i saj


Një 22-vjeçare shqiptare  në zonën e Volos përjetonte çdo ditë skena torturash , pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar shqiptar e mbante atë dhe fëmijën e tyre të vetëm 2.5-vjeç  të mbyllur dhe të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa abuzonte çdo ditë gruan.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas TheNeëspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes (21/9), kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmija e tyre “të burgosur ” .

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë penguar, dhe më pas u arrestua nga policia greke.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Atë natë 28-vjeçari e kishte kapur nga qafa 22-vjeçaren dhe kishte tentuar ta mbyste.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një gjendje shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend mbrëmjen e së enjtes.Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe 1 vit e gjysmë më vonë ata patën një fëmijë së bashku.

Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me gruan e tij të re dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit , ku punon si ndërtues.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Siç rezultoi nga hetimet, burri nuk e kishte lejuar as fëmijën të shkonte te mjeku dhe as gruaja e tij të mësonte greqisht. Në pesë muajt e fundit, në fakt, gruaja nuk kishte parë as dritën e diellit, pasi e kishte të ndaluar të dilte edhe në oborrin e shtëpisë.

Siç raporton theneëspaper.gr , 28-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo tregonte se çfarë po kalonte apo tentonte të largohej.

Pas arrestimit të 28-vjeçarit, gruaja është dërguar me fëmijën, i cili ndodhet në gjendje të mirë, në një zonë të mbrojtur, në mënyrë që të ndodhen jashtë rrezikut.


Related Articles

Back to top button