KRONIKË

Zjarrfikësit ‘sfidohen’ nga 11 vatra zjarri në Fier, më e rrezikshmja në Darëzezë, flakët përhapen në pyll!


Një vatër zjarri e rrezikshme zjarri në Darëzezë të Fierit në zonën e quajtur Pertiq po sfidon forcat zjarrfikëse. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në pyllin me pisha. Zjarri ka djegur disa pemë dhe shkurre në hyrje të pyllit. Për të shuar flakët janë angazhuar të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit, por terreni është i vështirë e ka bërë të pamundur neutralizimin e flakëve. Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorë të zonës. Në bazë të vlerësimit të situatës është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pasditja e kësaj të shtune për zjarrfikësit në qarkun e Fierit ka qenë betejë me flakët. Bashkitë Fier, Patos e Ballsh janë përfshirë nga 11 vatra zjarri. Vatra me problematike mbetet ajo në pyllin e Darëzezës , ku me errësirën bëhet e pamundur jo vetëm ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse por edhe ajo nga ajri. Ndërkohë mësohet se aktualisht janë aktive në të njëjtën kohë disa vatra zjarri, si ajo në Ndërnenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle. Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos dhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Related Articles

Back to top button