KRONIKË
Në Fier 4 vatra zjarri aktive, pyllin me pisha Darëzezë, Peshtan, Libofshë dhe Levan.
Aktualisht në Bashkinë Fier janë katër vatra aktive; ,Libofshë, Levan, Peshtan dhe Darëzezë. Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darëzeza, ku pavarësisht se është kërkuar ndërhyrje nga ajëri, me errësirën e natës, u bë e pamundur ndërhyrja.
Vatër zjarri problematike mbetet edhe ajo në Ndernënas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe shtëpive. Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe në Peshtan ku jane duke u djegur pisha dhe Ullinj, ndërkohë që sipas informacioneve nga Reparti Zjarrëfikës, edhe në Levan është aktivizuar një vatër zjarri.