POLITIKË

Sot zgjedhjet në Kukës, rreth 46 mijë qytetarë do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë


Banorët e qytetit të Kukësit do t’u drejtohen këtë të diel kutive të votimit për herë të dytë brenda 5 muajve, për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Për këtë proces janë ngritur 74 qendra votimi, ku idenfikimi i zgjedhësve do të jenë në mënyrë elektronike ndërsa votimi do të bëhet vetëm me një fletë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në garë janë Albert Halilaj nga PS dhe Emri Vata nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”. Lulzim Basha e regjistroi partinë në këto zgjedhje, por nuk nxori kandidat për këtë betejë. Përsëritja e zgjedhjeve në Kukës do të na kushtojë 250 milionë lekë të vjetra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në 14 maj, në Kukës morën pjesë gati 52 % e atyre që kishin të drejtë. Safet Gjici u shpall fitues me 2 mijë vota më shumë, përballë kandidatit të Berishës Admir Sinamati. Zgjedhjet e reja po mbahen pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Gjicit pas publikimit të video skandalit në zyrë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë për korrupsion pasiv. Dyshohet se ai favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button