Digjen 280 hektarë sipërfaqe me pisha në Darëzezë. Prefektit Shehaj: Nga mesdita e djeshme kane qene aktive 23 vatra zjarri paralele
Zjarret e shumta te dites se djeshme ne territorin e bashkise Fier dhe Patos kane lene pas nje bilanc te frikshem demesh. Sipas prefektit te qarkut Lefter Shehaj veten ne pyllin me pisha ne Darezeze eshte pershkruar nga zjarri 280 ha siperfaqe me pisha , shkurre e toka bujqesore nderkohe qe 45 ha ullishte dhe peme frutore jane djegur ne zonen e Margllicit ne Patos.
Po sipas prefektit Shehaj qe nga mesdita e djeshme kane qene aktive 23 vatra zjarri paralele, nderkohe qe 9 prej tyre kane marre permasa shqetesuese . Shehaj ka pohuar gjithashtu se jane identifikuar nga policia 9 shtetas per zjarrvenie te qellimshme nderkohe qe 5 prej tyre jane arrestuar, tre jane proceduar ne gjendje te lire dhe nje eshte shpallur ne kerkim.
Teksa eshte ndalur te forcat e shumta zjarrfikese qe u angazhuan per shuarjen e vatrave te zjarrit prefekti Shehaj ka theksuar rendesine e shtimit te kapaciteteve te sherbimeve zjarrfikese teksa ka apeluat per te gjithe qytetaret qe te jene te kujdesshem gjate djegjes se barerave te keqija pasi rrezikojne qe zjarri tu dal jashte kontrollit duke shkaktuar deme te pallogaritshme.
Nderkohe ne pyllin me pisha te Darezezes ende ka disa vatra te vogla zjarri aktive te cilat nuk kane rrezik riaktivizimi.