POLITIKË

Gara në Kukës, Rama: Avantazhi i pakthyeshëm do të thellohet deri në kurorëzimin e fitores


Kryeministri Edi Rama tha se kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj do të kurorëzojë fitoren në zgjedhjet e Kukësit, pas një avantazhi prej thuajse 3000 votash.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 48 kuti, ku kryeson kandidati i PS-së Albert Halilaj me 8294 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata ka siguruar deri më tani 4631 vota.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Zgjedhjet e 14 Majit në Kukës prodhuan rezultatin 11.632 vota për Safet Gjicin ndërsa 9.592 vota për Admir Sinamatin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjici fitoi ato zgjedhje me +2040 vota.


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button