KRONIKË
Emri/ S’është hera e parë që arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu, shqiptari i dënuar për vrasje në 2010
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me 40-vjeçarin shqiptar, Roland Dedja, i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga burgu i Teramos në Abruzo.
Dedja akuzohet për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, ndërsa mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë.
Sakaq mësohet se më parë ka përdorur një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky. Kjo nuk është arratisja parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.
Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, Roland Dedja, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm