BOTA

Ballkani në alarm pas ngjarjeve në Kosovë. Policia kroate, arrestime në kufirin me Serbinë


KROACI- Ballkani nën alarm pas ngjarjeve në Kosovë, pasi në Kroaci po bëhen përpjekje për të krijuar një shtet të ri, Liberland.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia kroate ka zhvilluar papritur konrtolle midis Serbisë dhe Kroacisë, raporton noa.al duke cituar kurir.rs.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kontrollet janë të shpeshta pasi, banorët e zonës akuzohen se kanë zaptuar nga dy prona.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Banorët dhe të pranishmit u ankuan, pasi sipas tyre oficerët e policisë kroate dhe punonjësit e Croatian Forests, të cilët morën pjesë në aksion, u sollën në mënyrë joprofesionale dhe ofenduan.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Operacioni është kryer pa paralajmërim dhe pa asnjë arsyetim të shkruar nga policia pyjore.

Gjithashtu janë arrestuar disa “banorë” me akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të ligjshëm”. Të pranishmëve nuk iu la kohë e mjaftueshme për të mbledhur sendet apo pajisjet e tyre personale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Liberland është një përpjekje për të formuar një shtet në ishullin e Danubit midis dy vendeve.

Tetë vjet më parë, hapësira thjesht u pushtua nga politikani Vit Jedlicka, duke e deklaruar vendin një shtet fiktiv.

Sipas tij Liberland u krijua në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare sepse u themelua në tokë të askujt, e cila nuk u pretendua të merret as nga Serbia apo Kroacia pas shpërbërjes së Jugosllavisë.


Related Articles

Back to top button