KRONIKË

Atentati në Rrëshen, drejtori i policisë Lezhë: Viktima ishte në tavolinë me 3 të plagosurit në lokalin e tij, pistë hetimi, konflikti me…


Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rrëshen ku u ekzekutua Martin Bardhi dhe u plagosën 3 të tjerë. Sipas drejtorit të policisë, Alfred Elezi viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë në momentin kur është qëlluar ndaj tij. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar, të cilët janë larguar me fuoristradë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të.  Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes knë djegur makinën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën”- u shpreh ai.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button