BOTA

Sekuestrohen në portin e Valencias 1.7 tonë kokainë, arrestohet një shqiptar. Mediat: Ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale

Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare, kanë goditur rrugën kryesore të hyrjes së kokainës në Spanjë për kartelin ballkanik me kapjen e më shumë se 1700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias dhe arrestimi i një prej anëtarëve të saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I arrestuari kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin dhe ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale, thuhet në deklaratën e Agjencisë Tatimore dhe Policisë Kombëtare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kokaina ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimi filloi kur u bë e ditur se rrjeti mund të importonte kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori në baza javore që do të fshihnin sasi të konsiderueshme droge

Reklama në FieriWeb


Related Articles

Back to top button