ARSIMIFIERI YNË TV
Interes për bujqësinë dhe veterinarinë/ Fier, rritet numri i nxënësve në Shkollën e Mesme Bujqësore
As mjekë dhe as inxhinierë, këta të rinj në të ardhmen dëshirojnë të jenë agronom apo veterinerë.
Në bankat e shkollës së mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier këtë vit janë ulur më shumë nxënës.
Përveç pasionit për bujqësinë, bursa që përfitojnë dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore italiane janë arsyet që kane zgjedhur formimin profesional.
Shkolla ka 6 drejtime por dega më e kërkuar nga nxënësit është ajo e veterinarisë.
Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier, u jep mundësi nxënësve të marrin një arsimim profesional dhe njëkohësisht jep njohuri dhe aftësi praktike që i nevojiten një fermeri, veterineri dhe tekniku të mesëm.