KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ 14-vjeçari u kap ne flagrancë duke vjedhur një automjet në Fier


Fier

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

U kap në flagrancë teksa largohej me një automjet që sapo kishte vjedhur, ndalohet 14-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga hetimet rezultoi se 14-vjeçari dhe 2 të mitur të tjerë, gjatë këtyre 2 muajve, kanë vjedhur dhe 3 automjete.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sekuestrohen 4 automjetet e vjedhura.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sapo janë njoftuar për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “11-janari”, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të këtij rasti, një 14-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, ndërkohë që po largohej me automjetin që kishte vjedhur.

Në vijim, nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë), ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura.

Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button