KRONIKË

Atentati ndaj babë e bir ku vdiq 73-vjeçari në Dukagjin, zbardhen motivet e krimit, në kërkim autori


Drejtori i policisë së Shkodrës Ervin Hodaj në një konferencë për mediat ka njoftuar se është zbardhur vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e Gjin Gurit, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në Dukagjin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të shfrytëzimit të pyjeve dhe se tashmë kanë identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Z. G., 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit”– u shpreh ai gjate konferences.

Drejtori policisë tha se mbrëmjen e djeshme, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Vaun e Dejës, është bërë e mundur parandalimi i  një ngjarje të rëndë , ky dy persona ishin konfliktuar, e një prej tyre qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të personit tjetër.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Po ashtu Hodaj tha se “vijon puna intensive, bazuar dhe në inteligjencën policore, për identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Një javë më parë është goditur një rast i tentativës për të shitur lëndë narkotike në perimetrin e sigurisë së një shkolle të mesme, nga një 21-vjeçar, i cili është vënë në pranga”.

Related Articles

Back to top button