Datë për anëtarësim në BE? Rama nga Berlini: Ju siguroj që do të “martohemi”, por nuk e di se…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, i ftuar për një prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”. Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka histori të vështirë, por është në zemër të Europës.
“Ne jemi në mes të shumë aktorëve. Edhe pse ka pasur një histori për lojtarët e mëdhenj, si Kina apo Rusia, që i njohëm në mënyrën më të vështirë të mundshme. Pasi e kemi tepruar duke qenë besnikë ndaj diktatorëve mizorë si Stalini. Ne e mbajtëm Stalinin edhe kur e hoqën rusët statujën. Shqipëria është e orientuar 100 drejt integrimit, por në vende të tjera kemi prani rus. Duhet të zbusim ndikimin rus në Europë dhe Ballkan.”, tha Rama.
Duke u ndalur te fakti nëse ka një datë për integrimin, ai tha se nuk e di se kur do të ndodhë. “Siç e thash agresioni rus i ka hapur sytë gjithëkujt, i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Por gjithashtu ne e dimë që BE ka problemet e veta që ne i njohim shumë mirë. Një proces të vështirë vendimmarrjeje, një ndikim shumë i madh iu politikave vendaseve të shteteve anëtare, që herë herë përcaktojnë vendimet e unionet. Herë-herë, na duket sikur duke qenë të duruar për hirë të historisë sonë dramatike, dhe duke e para BE si psikolog, shohim që psikologu është i traumatizuar. Kjo është e vështirë pasi e gjejmë ndonjëherë veten duke ndihmuar atë. Nuk jam iu sigurt që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe ta respektojnë atë më pas. Ne jemi tërësisht në paqe me veten që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, sepse unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit.
Nëse ka një dallim mes vendeve të BP që kanë nuk kanë një traditë të shtetit dhe vendeve të tjera në kontinente të tjera është që në kemi bekimin që kemi BE, që është një burim mahnitës informacioni për këtë. Të kesh mundësi ta përdorësh këtë dije, për të ndërtuar një shtet një demokraci funksionale, ky është objektivi. Më pas se a jemi sot zyrtarisht anëtar, ose nesër, kjo nuk varet nga ne. Më duhet rrëfej po ashtu se jam ndjerë herë-herë i traumatizuar nga procesi i pafundëm i çeljes së negociatave. Jam i sigurt që po martohemi një ditë me BE, por se kur, këtë nuk e di,” tha ndër të tjera Rama.