KRONIKË

Dëshmia tronditëse e “pentitos”: Fridmani u përgjërua të mos e vrisnin, Laerti e kishte kushëri dhe e qëlloi me plumb pas koke


Artan Tafani, i penduari i drejtësisë shqiptare që ka rrëfyer në polici e prokurori një sërë ngjarjesh kriminale ku ka marrë pjesë, ka treguar mes të tjerash dhe ekzekutimin shtazarak të Fridman Xhaferraj. Ai ka treguar se Xhaferraj ishte kushëri i Laert Haxhiut.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Për bashkëpuntorin e drejtësisë vrasja e Fridman Xhaferraj ka qënë më e rënda. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të hiqte qafe këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhëtonte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
I vrari Fridman Xhaferraj
I vrari Fridman Xhaferraj

Ora News ka zbardhur një pjesë nga dëshmia e Artan Tafanit, ku ai tregon se Laert Haxhiu vrau bashkëpunëtorin dhe kushëririn e tij, pasi ky i fundit e kishte kërcënuar se do të fliste, nëse nuk e nxirrte nga burgu ku kishte rënë për djegien e një makine.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“…kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Avokati ia ka përcjellë Laert Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij,i kishte ulur reputacionin…Fridmani kishte rënë në burg për djegien e një makine”, ka treguar Artan Tafani.

I penduari Artan Tafani
I penduari Artan Tafani

Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në Gjykatën e Lushnjës masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferraj. Pas daljes së këtij të fundit nga burgu, Laert Haxhiu filloi të vërë dalëngadalë në zbatim planin për vrasjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”. Sipas të penduarit, vrasja është kryer në një vend tjetër, ndërsa trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

“…Fridman Xhaferraj, para se të vritej është rrahur… Laerti së bashku me ne, i kërkonim llogari nëse kishte folur dhe pse kishte shantazhuar dhe kërcënuar nga brenda burgut. E kemi goditur disa herë. Kur e vramë ai kishte rënë në gjunjë, ndërsa dy persona e tërhiqnin nga të dy krahët. Fridmani, pa pistoletat dhe filloi të ushtronte forcë për t’u larguar, por s’mund të lëvizte se dy veta e mbanin me forcë nga krahët.

Ai i ka kërkuar falje Laertit, është përgjëruar dhe lutur të mos e vrisnin, në këtë moment është qëlluar me plumb pas koke. Për shkak se Fridmani ka lëvizur kokën shumë shpejt, plumbi i ka shkaktuar një të çarë, por i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Me makinë e kemi transportuar në Gjanç, ku trupin e pajetë e hodhën në rezervuar…”, ka treguar Artan Tafani.

12 ditë pas vrasjes së Fridman Xhaferraj, uji i rezervuarit nxori në sipërfaqe trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Kalimtarët e rastit njoftuan policinë, e cila nisi hetimet. Për këtë ngjarje në vitin 2021, u arrestua Lulzim Spahija dhe Kristi Bixheku, të cilët ende dhe sot vijojnë të jenë në burgun e Drenovës. /Marrë nga Ora News

Related Articles

Back to top button