BOTAKRONIKË

Kërcënohet me jetë zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini

Matteo Salvini njofton se ka qenë viktimë e kërcënimeve me vdekje në rrjetet sociale dhe bën të ditur ankesat.

“Fyerje dhe kërcënime me vdekje në Instagram. Frikë? Jo. Padi? Po”, shkruan zëvendëskryeministri në Facebook, duke publikuar një kombinim me foton e tij dhe një screenshot në të cilin duken fjalët që i ka dërguar një përdorues.

Reklama në FieriWeb - “”

“Nuk do të jenë frikësimet dhe kërcënimet me vdekje ato që do të ndalojnë idetë tona: Lidhja ecën përpara, në mënyrë demokratike, pa frikë, me kokën lart ”, shton ai në një postim më tej, duke falënderuar “për solidaritetin dhe mbështetjen”.

Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu “solidaritetin e plotë” me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transporteve: “Jam e sigurt që nuk do të frikësohet nga e gjithë kjo dhe se do të vazhdojë si zakonisht të japë gjithçka për Italinë me vendosmëri dhe guxim”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"


Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button