KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Rrjedhje gazi në një karburant afër rrethrrotullimit të Shkozës, policia rrethon zonën, evakuohen banorët

Rrjedhje gazi në një karburant pranë rrethrrotullimit të Shkozës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash. Burime për Faxnews bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore, të cilat kanë rrethuar edhe zonën për efekt sigurie.

Sakaq kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Po ashtu janë evakuuar edhe banoret e zones perreth, edhe pse situata vijon të jetë nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “”

Rruga që të çon drejt pikës së karburantit është bllokuar nga policia, deri në normalizimin e situatës.

Njoftimi i policise:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button