Vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit në Pishporo në ditën e 6-të
Beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit vijon edhe në ditën e 6-të, në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier.
Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era e fortë detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri ne masivin pyjor të Darëzezës ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.
Dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri të rrezikshme ndërkohë që përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse.
Sipas prefektit Lefter Shehaj , operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektive, 40 efektive të forcave të armatosura, punonjës të Adzm, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes.
Vatrat e zjarrit aktualisht janë me intensitet të ulët për shkak të vesës