BOTA

Aksident i rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi mbi shinat e trenit

Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën e Mestrës në Venecia të Italisë. Një autobus ka fluturuar nga mbikalimi mbi shinat e trenit. Largësia ka qenë prej dhjetëra metrash dhe mjeti ra mbi hapësirën e shinave të trenit.

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për pasagjerët që ishin aty. Deri më tani raportohen për 21 viktima dhe 12 të plagosur. Ndërsa disa persona të tjerë ende nuk janë gjetur. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të paktën 40 ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Nuk dihet sa persona ka pasur në autobus, por flitet për shumë njerëz brenda.

Menjëherë ka reaguar dhe kryeministrja Meloni duke shprehur ngushëllim për viktimat:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

 “Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, u shpreh Meloni.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button