KRONIKË

Policia identifikon mjetin me të cilën u larguan autorët që dhunuan gazetarin në mes të Tiranës

Një nga autorët që ka goditur gazetarin Gjergj Zefi është larguar me nje mjet nga vendngjarja. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është identifikuar mjeti dhe i përket shtetasit R.B nga Elbasani.

Nuk dihet nëse ka qenë ky shtetasi që ka goditur gazetarin apo persona të tjerë, por po punohet për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjergj Zefi u sulmua nga persona të panjohur pasditen e sotme në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë. Ai drejton një portal “Pamfleti.net” dhe u godit në momentin kur sapo doli nga zyra.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Zefi nuk i pa dot agresorët sepse u godit nga prapa. Për momentin ai është në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button