AKTUALITET

U denoncuan nga opozita/ Prokuroria i kthen përgjigje KQZ-së: Kokoneshi dhe Ismailaj nuk preken nga ligji i dekriminalizimit


Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe për Qerim Ismailajn, të dy të denoncuar nga opozita, si persona që preken nga ligji për dekriminalizimin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në përgjigje, prokuroria bën me dije se as kryebashkiku i Divjakës,  Kokoneshi dhe as ai i Mallakastrës, Ismailaj nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përgjigjet e Prokurorisë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button