BOTA

Aksidenti me 21 vktima në Itali, Ministria e Jashtme: Thellësisht të pikëlluar nga lajmi


Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Mestre të Italisë, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 mbetën të plagosur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

MPJE ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Të paktën 21 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pas rrëzimit të një autobusi nga ura afër qytetit të Venecias në Itali. Autobusi është përplasur mbrëmjen e së martës me një pengesë dhe më pas ka rënë në binarët e trenit në zonën Mestre, e cila lidhet me Venecian përmes një ure. Në mesin e të vdekurve janë pesë ukrainas, një gjerman, dhe shoferi italian.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button