KRONIKË

U kap me snajper në makinë, Gjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Radën


Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7.9 vite burg ish efektivin e forcave RENEA, i cili u kap me snajper në makinë disa muaj më parë në rrethrrotullimin e Saukut.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ata do përfitojnë ulje të dënimit pasi u gjykuan me gjykim të shkurtuar. Ish efektivit pas arrestimit iu morën edhe mostrat e ADN-së për ekzekutimin me snajper të Kastriot Reçit, por ato nuk u përputhën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua  më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi  në makina ju gjet një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rada ishte larguar nga RENEA pranverën e vitit të kaluar, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Ata u shpallën fajtor nga gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button