AKTUALITET
“Kosova është Shqipëri”, tifozët e AEK Athina dalin në mbrojtje të kombit tonë
Në sfidën e sotme të Europa League mes AEK Athinës dhe Ajax e zhvilluar në kryeqytetin grek pati dhe një moment mjaft të veçantë.
Tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”. Pas shumë banderolave në Rumani, Serbi por edhe në Greqi ku shkruhej “Kosova është Serbi”, tifozët e AEK dalin në mbështetje të shqiptarëve.
Më herët kanë qenë tifozët e Olympiacos që në një ndeshje shpalosën banderolën “Kosova është Serbi”. Tani erdhi kundërpërgjija e rivalëve të tyre nga Athina.
Tifozët e AEK njihen si tifozë anti-fashist, pra pjesë e “Antifa-s”.
Ndërsa banderolat “Kosova është Serbi” janë parë në ndeshjet në Serbi mes Partizan dhe Crvena Zvezda apo në Rumani në sfidën eliminatore kundër Kosovës.