KRONIKË

Të shtënat me armë ndaj banesës së Skënder Likës, policia: Kemi identifikuar makinën e autorëve, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore


Policia e Kurbinit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në drejtim të banesës së Skënder Likës në fshatin Sanxhak. Policia njofton se nuk ka pasur dëme materiale ndërsa kanë identifikuar makinën me të cilën u larguan autorët. Këta të fundit nuk janë identifikuar nga policia e Kurbinit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me disa krime të ndodhura vitet e fundit në zonën e Kurbinit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kurbin/Informacion paraprak

Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Back to top button