LAJM I FUNDIT/ Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi shëmbet në tokë. (VIDEO)
Shalqirin e Lushnjës, deputeti Saimir Korreshi e kishte me vete edhe në skenën e Dancing With The Stars.
Iliri: Sa e shet kilen?
Saimir Korreshi: Shalqi bio, 600 e shes kilen.
Olta: Këmbët i bëre lëmsh, por kishte atmosferë.
Valbona: Shumë e bukur të shikosh një anë tjetër, ishe atmosferë shumë e lezetshme.
Lori: Unë nuk pashë këmbë lëmsh pashë një koreografi korrekte, ishte e këndshme.
Ai siguroi nga Valbona 6 pikë, Lori 6, Iliri 4, Olta 6 pikë.
Duket se Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar me motivin për të fituar çmimin e madh, të cilën ai premtoi t’jua dhurojë shtëpisë së fëmijëve autik.
Së bashku me partneren e tij balerine, deputeti demokrat u fut në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.
Korreshi dhe balerina profesioniste kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi. Të gjithë të pranishmit i kanë shijuar momentet edhe pse vlerësimi nuk ishte shumë i kënaqshëm.