KRONIKË
“Tempulli” në Fier dhe Mat, Balla: Policia, vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës keqbërësit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit policor ‘Tempulli’, që çoi pas hekurave 3 persona në Fier dhe dy të tjerë në Mat.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se Policia e Shtetit është çdo ditë pranë shkollave dhe komunitetit.
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në komunitet Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni Tempulli ka vijuar në Fier dhe Mat👏”, shkruan Balla.