AKTUALITET

Protesta e grave të fasonerisë, reagon Prokuroria Fier

Fier
Ne lidhje me protesten e grave te fasonerise reagon prokuroria Fier

Në lidhje me protestën e 70 grave të një fasonerie në Fier që zhvilluan një ditë më parë para prokurorisë pasi gratë pohuan se prokuroria të mos zvarrisi hetinet ka reaguar institucioni i akuzes nepermjet nje njoftimi për shtyp

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sqarim nga Prokuroria Fier mbi hetimet për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit Ozgun Albania shpk

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Nisur nga interesi i lartë dhe ndjeshmëria e çështjes dhe për të sqaruar opinionin publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bën me dije se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “Ozgun Albania” SH.P.K., me administrator z. Erion Tahiri, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.

Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button