KRONIKË

Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8 të arrestuar dhe 20 në hetim (EMRAT)


Mirditë: U konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit, dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin, shoqërohen në ambientet e Policisë, 106 tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prej tyre, vihen në pranga 8 tifozë dhe procedohen penalisht 20 të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ato të komisariateve në varësi të saj, sapo janë njoftuar se në Rrugën e Kombit, tifozët e 2 skuadrave të futbollit në vendin tonë, po konfliktoheshin fizikisht, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të 106 tifozëve (nga të dyja ekipet) të përfshirë në konflikt.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: Klejvi Xeka 20 vjeç, Klejdi Zyka 18 vjeç, Renato Markgjoni 18 vjeç, Ismail Asllani 18 vjeç, Klodian Dumi 38 vjeç, Rakip Lala 18 vjeç, Fabjon Kurti 18 vjeç, Frensi Shehi 20 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Related Articles

Back to top button