AKTUALITETFIERI YNË TV
Mbi 400 zjarre në Fier/ Në 8 muaj janë djegur mbi 1 mijë hektarë
Fieri ka qenë një ndër qarqet më të prekura nga zjarret këtë vit.
Nga janari e deri në ditët e para të tetorit janë regjistruar mbi 400 zjarre me pasoja të konsiderueshme materiale.
Sipërfaqja e përshkuar nga flakët i kalon 1 mijë hektarë.
Përveç dëmtimit të pyjeve e zonave të mbrojtura, zjarret dogjën e shkrumbuan edhe ullinjtë shekullorë.
Zija Hyka shef i shërbimit zjarrfikës në Fier thotë se janë djegur mbi 10 mijë rrënjë ullinj.
Zjarri i fundit në Pishëporo ka qenë ndër më të vështirët e të rrezikshmit për zjarrfikësit.
Pjesa më e madhe e zjarreve dyshohet se kanë qenë të qëllimshëm. Në vetëm dy muaj korrik e gusht policia ka vënë në pranga 15 piromanë ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 14 të tjerë.