Operacioni “Flakë në det”, përgjimet e telefonatave ‘tradhëtuan’ shefin e Komisariatit të Kurbinit
Një nga telefonët e sekuestruar në operacioni Flakë në det zhvilluar në mujin gusht ka zbuluar edhe shefin e komisariatit. Burime bëjnë me dije se nga zbërthimi i këtij telefoni ka dalë edhe shefi i komisariatit duke komunikuar me trafikantët.
Sipas të dhënave Metaj i ndihmonte ata në trafikun e drogës.
Megaoperacioni i policisë së shtetit u krye në bashkëpunim me Guardia di Finanza, FRONTEX, SPAK dhe Forcat RENEA. 3 shteta janë shpallur në kërkim nga policia, mes tyre edhe Gëzim Çela i njohur si baroni i Fushë-Kuqes.
Të tre raportohen se janë jashtë Shqipërisë. Ata përbënin një grup të strukturuar kriminal në shitjen e lëndëve narkotike kryesisht kanabis. Dritan Metaj në cilësinë e shefit të Komisariatit e informonte grupin për lëvizjet e policisë.
Në një reagim pas operacionit nga ministri Balla, ai u shpreh se po vijon procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit në mënyrë intensive.