Ethet e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” drejt fundit! VIP-at parakalojnë në tapetin e kuq
Tashmë ethet e premierës së madhe të filmit “Në kuadër të dashurisë” janë drejt fundit.
Në tapetin e kuq kanë nisur të parakalojnë figura të njohura të ekraneve shqiptare.
Organizimi i Top Channel ka tërhequr pas vetes një numër të lartë ndjekësish, që presin me padurim startimin e filmit me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Sara Hoxha e cila në prodhimin kinematografik luan rolin e Arias, pas mbërritjes në organizim zbuloi më shumë detaje nga prapaskenat e xhirimit.
Ajo u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri në karakter, për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë. I vetmi problem që ka pasur kanë qenë kamerat e xhirimit, kështu u shpreh aktorja.
Me sharmin dhe fustanin vezullues Sara Hoxha shkëlqeu në parakalimin e tapetit të kuq gjatë premierës.
Për të ndjekur live premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” klikoni këtu:
Një numër i lartë personash janë mbledhur për të pritur mbërritjen e aktorit që mbështesin në këtë film.
“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, pritet të nisë transmetimin në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e sotme në orën 21:00 përpara 2100 pjesëmarrësve