KRONIKË

Varja e shqiponjës në Përmet, aktivisti: Vepra dënohet 3 deri në 7 vjet burg, Prokuroria t’i shkojë deri në fund rastit


Në një kohë kur vrasja dhe kapja e paligjshme e kafshës së botës së egër dënohet me burg gjer në 7 vjet sipas Kodit Penal, gjuetarë në vend vazhdojnë të mos i binden ligjit. Rasti më i fundit i konstatuar ishte dje në fshatin Bual të Përmetit, ku një shqiponjë është gjetur e plagosur dhe e lidhur për së gjalli në një gardh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh në fshatin Bual të Përmetit ka 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë konstatojnë veterinerët që bënë ekzaminimin mjekësor të saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për rrjedhojë ajo nuk do të mund të fluturojë më dhe në bazë të kodit etik veterinar dhe direktivave ndërkombëtare ata kanë rekomanduar eutanazinë e shpendit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I ftuar në Report Tv, ambientalist dhe aktivist Zydjon Vrobsi tha se rasti i fundit është një ndër rastet e pakta të konstatuara, pasi vrasje të paligjshme të shpëndëve ka në gjithë Shqipërinë. Ndërsa theksoi se jo vetëm vrasja por edhe kapja e paligjshme e kafshës së botës së egër dënohet me ligj, madje nga 3 deri në 7 vjet burg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Që në momentin e parë që ne u njohëm me rastin ishim të tronditur dhe po merrnin informacionet e para. Pamjet ishin makabre, nuk kuptohet arsyeja pse duhej lidhur dhe varur në atë mënyrë shqiponja. Normalisht është pak e çuditshme sepse njerëzit atje nuk e njohin rëndësinë e tyre, por ndërkohë njerëzit në zonat e thella rurale kanë një lidhje më të formë se ne me natyrën dhe besoj se si rast ai është i ndaluar por kapje dhe vrasje të paligjshme ka në gjithë Shqipërinë.

Kjo lloj shqiponje, quhet huta dhe futet te familja e grabitqarëve dhe ushqehet më së shumti me brejtës dhe minj të arave. Në një farë mënyre jep një kontribut të drejtpërdrejtë në ruajtjen  e tokave të banorëve lokalë. Është i përhapur në gjithë Shqipërinë por statusi i ruajtjes së tij është vunerabël dhe masat për ruajtjen e këtij lloji duhen shtuar dhe proceduar sipas ligjit”, u shpreh animalisti.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sipas Vrobsit, Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund rastit, pasi nëse nuk dënohen autorët e kësaj vepre penale rrezikohet përsëritja e saj.

“Ligji e parashikon si vepër penale dhe prokuroria duhet ta hetojë dhe t’i shkojë deri në fund rastit. Ka edhe raste të tjera në Shqipëri, dy muaj më parë një tjetër lloj shpendi u vra në bregdet, rasti u raportua në Policinë e Himarës por nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka bërë Prokuroria me rastin edhe pse e kemi denoncuar. Kodi Penal parashikon 3-7 vjet burg për vrasjen e kafshëve dhe nëse nuk i dënojmë autorët rrezikohet përsëritja e rasteve”, tha Vrobsi.

“Llojet e specieve në zhdukje në vendin tonë janë foka e Mesdheut që gjendet në bregdetin shqiptar, rrëqebulli i Ballkanit që gjendet në zonat malore në jug të vendit, kalin e qyqit, lejlekun dhe pelikanin kaçurrel. Masat për ruajtjen e tyre duhet të vihen në zbatim, pasi detyra për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre është një emergjencë kombëtare”, shtoi animalisti.

Related Articles

Back to top button