KRONIKË
Vrasësi i Emiljano Ramazanit, GJKKO vendos burgim të përjetshëm për Xhuliano Hoxhën
GJKKO ka dhënë vendimin për burgim të përjetshëm të shtetasit Xhulian Hoxha. Në vitin 2020 ai ka vrarë dy persona, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani në qytetin e Elbasanit.
Runaj u vra me thikë dhe trupi i tij u hodh anës rrugës në afërsai të varrezave të qytetit të Elbasanit. Ndërsa Ramazani u ekzekutua në afërsi të shtëpisë së tij.
Gjithashtu është dënuar edhe një bashkëpunëtor i Xhulian Hoxhës, që e ka ndihmuar në vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Euglen Halili, i cili u dënua me 17 vite burg.