POLITIKË

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet agjenda


Ditën e hënë, Tirana do të presë një nga samitet më të rëndësishëm ndërkombëtar, atë të Procesit të Berlinit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Siç u njoftua nga autoritetet, duke nisur që sot në orën 20:00 dhe 24 orët e ardshme, rrugët kryesore të kryeqytetin do të jenë të bllokuar me qëllim mbarëvajtjen e këtij samiti. Procesi i Berlinit do të zhvillohet për herë të parë në një vend jo anëtarë të BE.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kryeministria ka zbardhur agjendën e plotë për këtë samit, i cili do të nisë në orën 11:00 ditën e nesërme te Piramida, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku liderët evropianë do të priten nga kryeministri Edi Rama.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më tej, Rama do të mbajë fjalën hapëse ku më pas do t’ia pasojë kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Fjalën në këtë samit do e mbajë më pas Presidentja e Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila ishte e para nga lideret që mbërriti në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Më tej fjalën do e ketë Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e ndërkohë me rëndësi do të jetë ora 17:45 ku do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes liderëve. Samiti i Procesit të Berlinit pritet të përfundojë rreth orës 19:30 pas ceremonisë inaguruese të Piramidës.

Agjenda e plotë

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”

11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)

H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së

12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

13:30 – Foto familjare

14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam

15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë

Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit

Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, She

Negociator

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida

17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp

H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Vendi: Piramida

18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës

Video projeksion i Piramidës

Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)

Përvoja e shfaqjes së dritës në VR

Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve

19:30 – Fundi i eventit

Related Articles

Back to top button