LAJM I FUNDIT/ Delegacioni i Scholz shtrihet në tokë, Hamasi lëshon raketa pranë aeroportit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz është përballur me një situatë të frikshme gjatë vizitës së tij në Izrael.
Sipas raportimeve të BILD, pak momente pasi stafi i Scholz kishte hipur në avion në aeroportin Ben Gurion në Izrael është lëshuar një alarm për sulme ajrore nga Gaza.
Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në aeroport teksa sipas gazetës, kancelari pa me sytë e tij dy shpërthime të fuqishme në ajër gjatë vizitës së tij në ambasadën gjermane në Izrael.
Bëhet me dije se shpërthimet kanë ndodhur kur “Iron Dome” i Izraelit shpërtheu në ajër raketat e nisur nga grupi militant Hamas. Në një video të postuar nga një pasagjer, shikohet delegacioni gjerman duke u shtrirë në asfaltin e aeroportit deri në përfundimin e sulmit. Ata më pas janë nisur me urgjencë drejt Kajros në Egjipt.