AKTUALITET

Shtohen automjetet në qarkullim! Tirana kryeson, në fund Kukësi dhe Gjirokastra


Në 2022-in, Shqipëria nuk ka shtuar as një kilometër rrugë në rrjetin e saj rrugor.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Investimet publike në rrjetin rrugor ende nuk janë materializuar si shtesë në statistika, ndërsa edhe densiteti rrugor për km2 ka mbetur i njëjtë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga krahu tjetër numri i mjeteve rrugore që qarkullojnë është rritur në 796 438 mjete, 7.5% më shumë se një vit më parë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232, rritje me 9%.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shtimin më të lartë mjeteve motorike e kanë pasur rimorkiot për transport të veçantë dhe motorët, ndërsa Tirana kryeson si qarku me numrin më të lartë të mjeteve, Kukësi dhe Gjirokastra vijnë të fundit.

Ndërkohë statistikat sugjerojnë se në rrugë tokësore, vetëm në kufirin Morinë-Kukës kanë kaluar gati 8 milionë pasagjerë apo 40% e totalit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sa i përket transportit detar, porti i Durrësit mbetet më i rëndësishmi në vend duke përpunuar rreth 6 mijë ton mallra.

Ndërkohë pasqyra ishte komplet ndryshe për Portin e Vlorës, Limonit në Sarandë dhe Shëngjinit që pësuan tkurrje në përpunim mallrash. Por këto porte kanë parë më shumë të hyra nga volumi i shtuar i pasagjerëve.

Në transportin ajror ndërkohë, numri i avionëve të ulur në Rinas është rritur, por edhe volumi i pasagjerëve, 5.2 milionë pasagjerë në vitin që lamë pas.

Sa i përket sigurisë rrugore shoferët me leje drejtimi mbi 9 vite janë ata që kanë shkaktuar 40% të aksidenteve, ndërsa ata me mbi 3 vite vetëm 21%.

Qarku me numrin më të lartë të aksidenteve është Tirana ndjekur nga Lezha, por shifrat vijnë me ulje nga një vit më parë.

Related Articles

Back to top button