KRONIKËVIDEO

Zjarr i madh përfshin kodrat me ullishte në Fier, digjen qindra rrënjë, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire mesditën e sotme kodrat me ullishte të Libofshes në Fier.

Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke djegur qindra rrënje ullinj, ndërkohe që flakët po drejtohen drejt Ardenices.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve ndërkohe që edhe banoret e zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

5 mjete zjarrfikëse, të Fierit, Lushnjes, Patosit e Rroskovecit po punojne në terrenin e thyer e të vështirë për të vënë nën kontroll flaket,  të cilat iu jane afruar edhe banesave. Banoret e zonës jane  në panik dhe të dëshpëruar për djegien e ullinjve shumëvjecare të tyre.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button