KRONIKË

Transportonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë, arrestohet 20 vjeçari (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi” u arrestua Lis Bekaj.

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Transportuesi”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohej se kishte transportuar armë zjarri, nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i tij, në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button